LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës, nuk lejohen të hyjnë në Parlament

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës, nuk lejohen të hyjnë në Parlament

Është tensionuar situata para godinës së Parlamentit, ku deputetët e opozitës, të përjashtuar një ditë më parë, janë përleshur me punonjësit e Gardës në përpjekje për tu futur në sallë.

Deputetët nuk lejohet të futen në sallë pasi janë të përjashtuar për djegien e karrigeve në seancën e të hënës. Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, ata kanë tentuar të futen nga mbrapa, por nuk janë lejuar nga gardistët.

Kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe deputetët e PD kanë penguar kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë.


Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan për 60 ditë. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimore është për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar me 40 ditë, shkruan A2 CNN.

Vendimi u mor të mërkurën, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët demokratë, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg, raporton A2 CNN.

Edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës u shoqërua nga kaosi dhe tensionet për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori