Deputetët e Maqedonisë do të trajnohen për parandalimin e korrupsionit

Në kuvendin e Maqedonisë, sot dhe nesër do të organizohet punëtori për deputetët, për t'i trajnuar rreth parandalimit të korrupsionit te anëtarët e kuvendit, gjykatësit dhe prokurorët, përplasjes së interesave, për kodin etik, dhe për çështje tjera etike për deputetët, si edhe për lobing mbi bartësit e pushtetit ligjor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo punëtori organizohet nga Komisioni shtetëror për parandalimin e orrupsionit, në partneritet me Byronë ndërlidhëse për administratë të Gjermanisë, si pjesë e IPA projektit dyvjeçar për vëllazërim „Mbështetje për parandalimin efikas dhe luftë kundër korrupsionit“./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































