Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë hapësira të mjaftueshme për kryerjen detyrave të tyre. Të paktën kështu deklaruan disa nga deputetët e Grupeve Parlamentare (GP).
Në mungesë të tyre, të gjitha takimet e deputetëve bëhen në zyre të Grupit Parlamentar apo edhe në hapësira të tjera të improvizuara.
Me zgjidhjen e kësaj çështje, sipas shefit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, duhet të merret kryetari i Kuvendit.
Ai tha se mungesën e hapësirave të Kuvendit e kanë ngritur disa herë edhe në kryesinë e Kuvendit.
“Kjo çështje i takon drejtpërdrejt kryetarit të Kuvendit, e kemi ngrit disa herë në kryesinë e Kuvendit se duhet të bëhet një plan për riorganizim të krejt hapësirave të Kuvendit”, tha Hoti për Ekonomia Online.
“Deputetët të kenë një tavolinë pune ku mund të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese që i kanë si deputet të Kuvendit të Kosovës, të kenë një tavolinë pune, një kompjuter, të kenë një vend, një zyre ku mund të takohen me qytetarë që i kanë zgjedhur”, tha ai.
Ganimete Musliu nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se përveç zyrave, deputetët kanë nevojë edhe për staf mbështetës.
Madje, ajo propozoi që në Kuvend të iu jepet më shumë hapësirë praktikantëve.
“Si deputetet e mandat të tretë hapësirat në Kuvendin e Kosovës i shoh si të pamjaftueshme, ne kemi një sallë të grupit parlamentar aty i zhvillojmë takimet tona të rregullta dhe thjeshtë edhe vizitat kur i kemi të takimeve me qytetarët tashmë po duhet t’i realizojmë në ato zyra”.
“Konsideroj që përveç hapësirave deputetët kanë nevojë edhe për staf mbështetës ose të lejohen që të merren edhe praktikant duke pas parasysh që sot për një vend pune kërkohen përvoje punë”.
Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, nëse duan punë të mirëfilltë nga një deputetët atëherë minimumi çfarë duhet të iu sigurohet atyre është ofrimi i hapësirave të punës.
“Nëse ne e duam punën e mirëfilltë të një deputeti dhe punën e mirëfilltë të Kuvendit të Republikës së Kosovës atëherë minimumi çfarë mund të bëjmë është që atyre ti sigurojmë hapësira pune”.
Sipas saj, kabineti i Kryetarit të Kuvendit që ka rol teknik nuk do të duhet të kishte zyrat që ka momentalisht.
“Ndoshta shumë më shumë po i jepet hapësirë kryetarit të Kuvendit ku e ka një staf më shumë se 10 persona kjo është e panevojshme sepse kryetari i Kuvendit ka më shumë rol teknik, përfaqësues apo kryesues në seancat parlamentare”.
“… ajo çfarë është më e rëndësishme është te komisionet parlamentare dhe aty duhet të fuqizohen me kapacitete, por po ashtu dhe me staf të cilët i ndihmojnë për kryerjen e punëve”, tha ajo.
Ndërsa, Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se për t`i kryer punët e tyre si deputetë shpesh herë shfrytëzojnë zyrat e shefit të GP të cilit i takojnë, zyrat e Grupit të Grave Deputete apo edhe bufetë.
Ajo kërkoi nga kryetarët e komunave që të hapin një zyrë, në të cilën të gjithë deputetët e subjekteve politike do të mund të takoheshin me qytetarë, raporton EO.
“Shumë herë i shfrytëzojmë zyrat qoftë të shefit apo zyrën e Grupit të Grave Deputete, qoftë në bufe”.
“I kisha kut të gjithë kryetarët e komunave që të mendojnë për deputetët e komunës së tyre që të iu hapin një zyrë”.
Zyra e Sekretarit të Kuvendit nuk i është përgjigjur pyetjeve të përcjella lidhur me shqetësimin e deputetëve për mungesë hapësirash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri