Heqja e qimeve me laser bën ëndrrën tuaj të vërtetë. Imagjinoni sa e lehtë do jetë jeta pa qimet e padëshiruara. Harroni përdorimin e dyllit, briskut, kremit dhe makinës për heqjen e qimeve.
Ass.dr. Merita Grajçevci-Kotori, mr.sci
Poliklinika dermatologjike-estetike “Derma Care”, Prishtinë
tel. 044 761 000
Çfarë është laseri dhe si vepron ai?
Laseri futet në grupin e aparaturave që veprojnë nëpërmjet dritës. Rrezja laserike është një rreze drite e përqendruar dhe e drejtuar, e cila kur takon indin që duam ta shkatërrojmë, shndërrohet në energji termike.
Me depilimin me laser realizojmë shkatërrimin termik të rrënjës së qimeve (photothermolysis selektiv), pa shkaktuar dëme në indet përreth. Aparaturat e teknologjisë së fundit bëjnë të mundur kontrollin shumë të mirë të rrezes dhe të energjisë, të cilën ajo e përcjell duke siguruar trajtim adekuat dhe eliminimin e qimeve pa ndonjë efekt anësor.
Depilimi me laser nuk arrin të eliminojë të gjitha qimet në një seancë, sepse çdo folikul i qimes ka një cikël të zhvillimit të pavarur nga folikujt e qimeve të tjera. Laseri shkatërron vetëm qimet që ndodhen në fazën e rritjes (anagjene), sepse në këtë fazë qimet kanë një sasi të bollshme të melaninës. Kjo është arsyeja përse nevojiten disa seanca për të patur efektin e dëshirueshëm. Pas çdo seance, qimet bien dhe nuk ripërtërihen për një kohë relativisht të gjatë. Gjatë regjenerimit, qimet e reja do të jenë më të holla, më të dobëta dhe më pak të dukshme. Mesatarisht, pas disa seancave trajtimesh me laser, rezultati përfundimtar është shumë i mirë dhe afatgjatë.
Depilimi me laser bëhet zakonisht për arsye estetike. Por ka edhe arsye mjekësore për heqjen e qimeve me laser. Shpesh pas përdorimit të briskut, dyllit ose makinës depilatore, krijohen puçrra të vogla me qelb – folliculitis. Në këto raste, heqja e qimeve me laser është e vetmja zgjidhje. Tek rastet kur qimet paraqiten edhe në fytyrë tek femrat për shkak të çrregullimeve hormonale (hirzutizmi), laseri është i vetmi që mund të garantojë rezultate të qëndrueshme!
Depilimi me laser aplikohet në çdo zonë të trupit, si në:
▪ fytyrë (buzën e sipërme, faqet, vetullat);
▪ krahë, parakrahë
▪ sqetulla
▪ zonën intime
▪ këmbë
▪ gjoks, bark, shpinë
Depilimi me laser është procedurë që aplikohet si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt.
Këshilla jonë është që të mos frikësoheni nga trajtmi me laser, sepse është mjekimi i vetëm me qëllim të zhdukjes së përgjithshme të qimeve në trup dhe fytyrë.
Ky trajtim ka 30 vite që përdoret, ndërsa nuk ka raste të raportuara me afekte anësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?