Memphis Depay ka gjetur edhe golin e dytë me fanellën e Barcelonës, duke shënuar një supergol ndaj Stuttgartit.

Sulmuesi holandez u transferua si lojtarë i lirë te Barcelona në fillim të këtij muaji, pasi vendosi të ndahet me Lyonin.


Transferimi i Depayt në Camp Nou u prit me bujë të madhe, pasi sulmuesi tregoi formë të lartë në Ligue 1 dhe me kombëtaren e Holandës.

Dhe ashtu siç ishin pritjet edhe dolën, pasi Depay po arrin të lë gjurmë qysh në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi këmbëshpejtë ka shënuar tashmë edhe golin e dytë me Barcelonën, pasi pas golit me Giroan, ai ka shënuar edhe në miqësore ndaj Stuttgartit.

Depay shënoi një supergol në minutën e 21-të të ndeshjes, pas fillimisht bëri një driblim fantastik para goditjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app