LAJMI I FUNDIT:

Departamenti Shtetëror i ShBA-ve: Maqedonia jep shembull të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

Departamenti Shtetëror i ShBA-ve: Maqedonia jep shembull të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

Siç raportojnë nga AIM Departamenti Shtetëror i ShBA-ve shprehi falenderime ndaj Maqedonisë për shkak të përgjegjësisë të treguar ndaj shtetasve të saj të cilët ishin kapur në Siri nga Forcat Demokratike Siriane, ndërsa kanë luftuar në anën e Shtetit Islamik.

“Maqedonia jep shembull të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare që duhet duhet ta ndjekin të gjithë anëtarët e koalicionit për shkatërrimin e Shtetit Islamik”, tha zëdhënësi i Departamentit Shtetëror të ShBA-ve për AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se sipas rezolutave të Këshillit për Siguri të KB luftëtarët e huaj janë sfidë e përbashkët e cila kërkon përgjegjësi kolektive nga bashkësia ndërkombëtare.


“Kritike është që të ketë bashkëpunim ndërkombëtar për menaxhimin e kanosjeve nga terroristët e huaj të kapur nga Forcat Demokratike Siriane. Përgjegjësia për ata persona që kanë shkuar në Siri dhe janë bashkëngjitur Shtetit Islamik është kritike në menaxhimin e kësaj kanosjeve”, thanë nga Departamenti Shtetëror i ShBA-ve.

OBRM-PDUKM: MPB e dezinformon opinionin me aksionin e sajuar kundër terroristëve
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: MPB e dezinformon opinionin me aksionin e sajuar kundër terroristëve

ShBA-të ju bëjnë tirrje vendeve që të tregojnë përgjegjësi për shtetasit e tyre që janë bërë terrorist, ndërsa mbahen nga Forcat Demokratike Siriane.

MPB-ja mbrëmë kumtoi se ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë nën dyshimin se si luftëtar të huaj terrorist në mënyrë aktive kanë marr pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak. Ata janë arrestuar në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS-it dhe Forcat Demokratike Sirinae./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori