Një person i cili ishte i dënuar nga gjykata dhe ishte në kërkim nga policia, ka tentuar të shpëtojë nga zyrtarët e policisë. Pas tentativës për t'u arratisur, ai është arrestuar dhe do të dërgohet për të vuajtur dënimin.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.


Ai ka shtuar se gjatë tentativës për arrestimin e të dënuarit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime.

“Dje një person i cili ka qenë i dënuar nga gjykata, ka qenë në kërkim policor. I njëjtit ka tentuar t'i ik zyrtarëve policorë, me ç'rast është arrestuar dhe do dërgohet në vuajtje të dënimit. Gjatë tentimit për arrestimin e tij, një zyrtar policor ka pësuar lëndime”, ka thënë Nikçi.

Tutje ai theksoi se për këtë rast, janë ndaluar për 48 orë edhe dy persona tjerë për veprën penale “Pengimi ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. /Telegrafi/

Foto: Peja në Fokus