Dongjia Cai i njohur si ‘kumbarë i metamfetaminës’ në Kinë, është dënuar me vdekje.
I dënuari 55-vjeçar, dikur ishte kryetar i fshatit Boshe të provincës Guangdong, transmeton Telegrafi.
Përmes fuqive politike, ai mund të përpunonte në masë të madhe drogën laboratorike metamfetaminë, të njohur edhe si ‘kristal met’, ndërsa u siguronte mbrojtje përpunuesve dhe shitësve.
Gjatë qeverisjes së tij gjashtëvjeçare, Boshe njihej si ‘fshati i drogës’, ndërsa furnizonte afro një të tretën e tregut nëntokësor të Kinës.
Megjithëse një fshat i vogël me vetëm 53 hektarë, që është sa gjysma e ndonjë parku metropolitan, aty u ndërtuan 77 fabrika ilegale për përpunim.

Të gjithë banorët e Boshe, e kanë të njëjtin paraardhës dhe janë të mbiemër Cai, që i bëri edhe më të lidhur mes vete, duke e forcuar rrjetin kriminal. Ndërsa ‘kumbari’ që ishte sekretar i Partisë Komuniste, ua bënte punën shumë më të lehtë.
Raportohet se qindra banorë të fshatit – prej fëmijëve deri te të moshuarit – ishin të angazhuar në prodhimin, shitjen dhe transportin e drogës prej shtëpive të tyre.

Të gjitha fabrikat mbroheshin gjatë 24 orëve nga roja me kallashnikovë, nganjëherë edhe më të rinj se 18-vjeçarë, teksa ishin shumë të egër ndaj të huajve.
Aktiviteti në këtë fshat famëkeq është ndaluar më 29 dhjetor 2013, pas një intervenimi prej 3,000 policëve, ku u shfrytëzuan helikopterë dhe barka të shpejta – më i madhi aksion kundër drogës, që është zhvilluar ndonjëherë në Kinë.
Bashkë me Dongjia janë arrestuar edhe 181 të dyshuar, ndërsa janë konfiskuar afro tre tonelata metamfetaminë, 260 kilogramë ketaminë dhe 23 tonelata materiale që shfrytëzoheshin për përpunim.

Në të njëjtën kohë, policia e ka ndaluar edhe një fabrikë ilegale në atë fshat, që prodhonte dinamit për nevojat e përpunuesve të drogës. Gjatë vitit 2016 Dongjia ishte dënuar me vdekje, por avokatët e tij kërkuan rigjykim.
Seanca që është zhvilluar së fundmi, e ka hedhur poshtë apelin dhe mbi të rëndon dënimi për vdekje, ndërsa nuk thuhet se si do të kryhet ekzekutimi. /Telegrafi/
https://youtu.be/ylzVSTM_R3I
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë