LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me dy vite burgim me kusht e akuzuara se me dashje i ishte bashkuar ISIS-it në Siri

Dënohet me dy vite burgim me kusht e akuzuara se me dashje i ishte bashkuar ISIS-it në Siri

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të premten, e ka shpallur fajtore të akuzuarën për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, Jehona Xhemshti.

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Musa Konxheli, Xhemshitin e ka dënuar me dy vite burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e njëjta nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës prej dy viteve.Me këtë vendim, e akuzuara u lirua nga shpenzimet procedurale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi është shpallur pasi e akuzuara, në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 10 qershor 2020, e kishte pranuar fajësinë për veprën e cila i vihet në barrë.Ndryshe, në seancën fillestare të 8 janarit të këtij viti e akuzuara ishte deklaruar e pafajshme.


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 18 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Jehona Xhemshiti për shkak të veprës penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, e akuzuara Xhemshiti, më 27 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës, e së bashku me bashkëshortin Shemsi Hyseni, me automjetin ku kanë qenë edhe tre persona të tjerë, kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e pastaj nga aeroporti i Shkupit, kanë udhëtuar deri në Stamboll.Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, përmes Republikës së Turqisë, duke udhëtuar me autobus deri në qytetin Gazientep, pastaj me veturë ka hyrë në Siri, nga i cili shtet janë financuar rregullisht, pra me dashje dhe me qëllim i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, e cila ishte duke vepruar në shtetet Siri dhe Irak dhe atë duke shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjerë te vrasjet e civilëve të pafajshëm, organizatë kjo e cila nga Organizata e Kombeve të Bashkuara është shpallur si terroriste. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori