LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 7.5 vjet burg bashkëpunëtorja e Navalnyt – Putin nuk pranon të kritikohet për Ukrainën

Dënohet me 7.5 vjet burg bashkëpunëtorja e Navalnyt – Putin nuk pranon të kritikohet për Ukrainën

Bashkëpunëtorja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, Lilia Chanysheva është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg.

Ajo është viktima e fundit e profilit të lartë që ka goditur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e dënon këdo që kundërshton pushtimin e Ukrainës ose bën fushatë kundër tij.

Chanysheva, e cila dikur drejtonte zyrën e Navalny në rajonin rus të Bashkortostanit, u shpall fajtore për “thirrje për ekstremizëm, formimin e një grupi ekstremist dhe themelimin e një organizate që shkel të drejtat e njeriut”, raporton themirror.

Përveç dënimit me burg, ajo u gjobit me 400,000 rubla (rreth 4000 euro). Gjyqi i saj u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa ajo ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Vetë Navalny po përballet me një gjyq të ri me akuza për ekstremizëm që mund ta mbajë atë në burg për dekada.

Ai do të fillojë të vuaj dënimin e ri gjatë javës së ardhshme në një burg të sigurisë maksimale 250 kilometra në lindje të Moskës, ku politikani 47-vjeçar tashmë po vuan dënimin për dy dënime të ndryshme.

Navalny, i cili ekspozoi korrupsionin zyrtar dhe organizoi protesta masive kundër Kremlinit, u arrestua në muajin janar të vitit 2021 pas kthimit në Moskë, ku në Gjermani kishte shkuar për tu shëruar nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë - abuzuan me shërbëtorët

Evropa
Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA

Amerika
Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016

Mali i Zi
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Zgjidhje interesante në Vjenë: Qyteti prodhoi një seri podkastesh në rast të një ndërprerjeje të madhe të energjisë

Evropa
Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Ndërprerja e energjisë godet Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut në Kroaci

Botë
Kalo në kategori