LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 4 vjet e 10 muaj burg ish-polici Fadil Shishani

Dënohet me 4 vjet e 10 muaj burg ish-polici Fadil Shishani

Për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, Fadil Shishani është dënuar me katër vjet e 10 muaj burg, si dhe me 1.000 euro gjobë.

I akuzuari Shkëmb Shishani për veprën përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm është dënuar më 9 muaj burg, si dhe me 600 euro gjobë.

Avokati Emrush Kastrati, mbrojtës i Fadil Shishanit konfirmoi për KALLXO.com dënimin e klientit të tij


“Gjykata e ka shpallur fajtor Fadil Shishanin për veprën penale te vrasjes se rëndë në tentativë dhe i ka shqiptuar dënim me burg efektiv prej 4 vjet e 10 muaj, po ashtu te njëjtit ia ka ndërpre paraburgimin dhe e ka lënë të mbrohet në liri,” tha avokati Kastrati.

Ai deklaroi se nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës dhe në lidhje me të është ankuar.

“Sido që të jetë, ne kemi parashtruar ankesë, sot e kam dorëzuar ankesën dhe e kam goditur për pesë pika dhe atë për shkelje të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal, vendimit lidhur me dënimin dhe vendimit mbi shpenzimet procedurale”, shpjegoi avokati Kastrati.

Sipas aktakuzës, derisa gjyqtari Baleci dhe punëtori i gjykatës Hamzë Isufi të shoqëruar nga zyrtarët policorë Bajram Selimi, Afrim Pirraku, Mehmet Cakiqi, Nazmije Rukiqi, Fadil Bujupi, Blerim Mecinaj, Nexhat Doberdolani dhe Agron Mulaj kishin shkuar në përmbarim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata në Drenas për të larguar nga banesa të akuzuarin Fadil Shishani, ky i fundit në hyrje të banesës me revole në duar ka shtënë në drejtim të gjyqtarit.

Gjyqtari ishte shtyrë nga polici Afrim Pirraku për t’iu shmangur plumbave dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të qytetit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari pastaj u është vërsulur zyrtarëve tjerë policorë duke shtënë në drejtim të Mehmet Cakiqit dhe Afrim Pirrakut, të cilët u janë përgjigjur të shtënave duke plagosur Shishanin.

Sipas aktakuzës, i biri i Fadilit. Shkëmbi, duke parë babanë e tij të rrëzuar ka marrë revolen dhe pastaj ka mbajtur atë në mënyrë kërcënuese dhe duke kërkuar ambulancë, nuk ka lejuar zyrtarët policorë t’i afrohen Fadil Shishanit.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori