Dennis Rodman do të mbahet mend si lojtari më i përfolur në historinë e basketbollit.

Ekzistojnë një numër i pafundmë tregimesh për lojtarit që u shoqërua me Michael Jordanin dhe luajti për Chicago Bullsat.


Nofka “Krimbi” dhe problemet jashtë fushës

Nofka e tij ishte 'Krimbi', ndërsa njihej përveç afësive në fushë, edhe ato jashtë fushës, që shpesh i kishte jashtë kontrollit.

Gazetari Craig Saiger tregon se si e kishte gjetur njëhrë në një klub nate me pistoletë në dorë.

“Ndodhi në 'The Landin Strip', ku ai kishte një armë dhe ai do të [qëllonte]. Unë i thashë se sa budalla ishte dhe më pas u tërhoq”, kishte treguar Craig Saiger.

Marrëdhënia me Maddonan

Ai u bë famshëm kur kaloi nga Detroit Pistons te San Antonio Spurs, por edhe më i famshëm kur u lidh me kungëtaren e famshme Madonna.

"Madonna më tha nëse e lija shtatzënë, ajo do të më jepte 20 milionë dollarë”.

hi res 0f7d6e7f5c4529908fc26341c0d14693 crop north scaled

“Unë po luaja në Las Vegas kur ajo thirri të thoshte se po ovulonte, kështu që unë thashë: "Do të jem atje brenda pesë orësh"", kujtoi Rodman.

Kërkim falja ndaj Scottie Pippenit para se të bashkohej me Bulls

Sa ishte pjesë e Spurs, ai kishte probleme në një ndeshje me Pippen. Para se të bashkohej ai i kërkoi falje.

"Unë shkova në shtëpinë e Jerry Krause (menaxher i Bulls), isha bashkë me Michael [Jordan], Scottie dhe Phil Jackson. Ishte një situatë e çuditshme. Ishim duke ngrënë dhe pirë, por unë nuk po flisja me askënd dhe Phil mu afrua mua për të kërkuar që t’i kërkoja falje Scottiet”, tregon Rodman.

3jpR3paJ37V8JxyWvtbhvcm5k3roJwHBR4WTALx7XaoRovUd5u6Tks3xgzCGnZ8PpfuarxGR9WoFuUVq2fHmnJx6iSWDVXSjZxR3krMd1wpRL2NREb41ciHRhYoRCJoHSbhuY

“Në parket e plotësonim njëri-tjetrin, por jashtë saj nuk flisja asnjë fjalë me Jordanib ose Pippen”.

Thyerja e penisit tri herë

Rodman në fund të karrierës së tij, filloi dhe të aktrojë në disa filma të diskutueshëm nga publiku.

Por ai mbahet në mend edhe për deklarata e tij, se si e kishte thyer penisin tri herë gjatë mardhënjeve.

8031489

Miqësia me Kim Jong-un

Ai kishte një miqësi të famshme me presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Ai e kishte vizuar për ditëlindje udhëheqësin e Koresë së Veriut, pasi ai ishte një tifoz i madh i basketbollit.

Vitet e fundit, ai madje ofroi të ndërmjetësojë midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara pasi Donald Trump u bë president.

rodman kim jong un gty ps 180607 hpMain 2  992

"Unë mund të ndihmoj në përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve", kishte thënë Rodman. /Telegrafi/

telegrafi sport app