Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar qëllimisht ndriçimin publik në komunën e Suharekës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.


Muharremaj u ka bërë apel policisë dhe organeve kompetente që të patrullojnë më shumë tek kjo zonë.

Postimi i plotë:Ndriçimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë. Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre. Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë. /Telegrafi/