Me shpikjen prej tij të shtypshkronjës, konsiderohet si ati i komunikimit masiv. Por, a ka qenë vërtet ai i pari që shtypi libra? Edhe 550 vjet pas vdekjes së Gutenbergut, shumë çështje mbeten pa përgjigje.
“Të gjithë e njohin Johannes Gutenbergun, megjithëse për të thuajse nuk dihet asgjë”, thotë zëvendësdrejtorja e muzeut Gutenberg në Mainz, Elke Schutt-Kehm.
Kjo nis që me ditën e tij të lindjes dhe përfundon me datën e vdekjes, me të cilën ka lidhje përkujtimi i sivjetshëm i 550 të vdekjes së Gutenbergut. Vetëm kaq dihet: Johannes Gutenberg është shpikësi i shtypjes së librave me germa të lëvizshme metali dhe me këtë ai kontribuoi në mënyrë vendimtare në suksesin e Reformacionit. Për këtë gazetarët amerikanë e zgjodhën atë “njeriun e mijëvjeçarit”.
Ai lindi rreth vitit 1400. Ndoshta në Mainz, por ndoshta edhe në Eltville në anën tjetër të Rinit në Rheingau. Vinte nga familja e pasur tregtare Gensfleisch. Më vonë e ndryshoi emrin e lindjes, siç ishte moda atëherë, dhe mori emrin e rezidencës së familjes “Hof zum Gutenberg”.
Ndoshta Johannes Gutenbergu studioi në Erfurt. Këtë e tregon një shënim në regjistrat e Universitetit. Rreth vitit 1428 familja Gensfleisch u largua nga Mainzi për shkak të konflikteve midis familjeve drejtuese të qytetit. Se ku qëndroi pas kësaj Gutenbergu, nuk është dokumentuar. Qëndrimi i tij dokumentohet sërish në vitin 1434 në Strasburg.
Në këtë qytet, që sot është qytet francez, atij ju ofruan mundësi të shumta fitimi. Gutenbergu punoi atje ndër të tjera në zejet e monedhave dhe të argjendarisë, themeloi një shoqëri financimi dhe prodhoi objekte për t’i marrë me vete në pelegrinazhe. Ai kaloi atje gjithsej dhjetë vjet.
Pasi u kthye në Mainz vazhdoi punën për shtypjen e librave me ndihmën e tregtarit Johannes Fust dhe të shkruesit Peter Schoffer. Midis viteve 1452 dhe 1454 puna përfundoi: u prodhuan germat e tij metalike të lëvizshme. Dhe, meqenëse Guttenbergu qe mekanik i aftë dhe njëkohësisht sipërmarrës që i hynte rrezikut, ai ndërtoi për to edhe shtypshkronjën manuale me levë.
Për shekuj të tërë librat qenë shkruar me mundim me shkrim dore, shumicën e herëve në dhomat e shkrimit të manastireve. Vetëm kleri dhe shtresa e lartë mund t’i blenin ato produkte të shtrenjta – pa folur për leximin. Kurse tani gërmat mund të shtoheshin si dëshiroje, fjalë dhe fjali të tëra mund të hidheshin në faqe – dhe e gjitha të riprodhohej sa herë të doje. Një shpikje që e revolucionarizoi shkëmbimin e dijes dhe solli ide të reja në popull me tirazh të lartë – për kushtet e Mesjetës.
Në vitin 1450 mjeshtri ndërmori punën më ambicioze të tij: brenda dy vjetësh ai shtypi me ndihmën e 20 të punësuarve të tij 180 kopje të Biblës së Luterit. Bibla është jo vetëm vepra e parë, por edhe libri më i bukur, që është shtypur ndonjëherë, mendon Elke Schutt-Kehm.
Teknika e Gutenbergut u shpërnda tepër shpejt. Në vitin 1500 shtypshkronja në të gjithë Evropën prodhonin jo vetëm vepra dijetarësh, por edhe shkrime denigruese kundër tregtisë së certifikatave të faljes së mëkateve. Rreth 100 vjet më vonë u shfaq gazeta e parë.
Po a ishte Gutenbergu i pari që e mundësoi shtypjen e librit? Përgjigja është: jo.
Shtypja e librave me gërma të këmbyeshme qe shpikur që në shekullin e XI-të në Kinë dhe qe përhapur në shekullin e XIII-të edhe në Kore. Por, në një kohë kur në Azi germat gdhendeshin me procese të derdhjes së dyllit ose gdhendeshin në dru, Gutenbergu shpiku një teknikë krejt të vetën me një instrument që pikonte bojën dhe me një shtypshkronjë me levë.
“Ai është i pari që konceptoi një prodhim serial të pjesëve të veçanta të standardizuara”, thotë Schutt-Kehm.
Kjo ishte një metodë e re dhe një hap shumë i madh në historinë e teknikës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025