LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato ndan imazhe pa unazën e fejesës, teksa flitet për ndarjen me Max Ehrich

Demi Lovato ndan imazhe pa unazën e fejesës, teksa flitet për ndarjen me Max Ehrich
Demi Lovato (Foto: Paras Griffin/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, ka ndarë imazhe për herë të parë, pas ndarjes së saj me Max Ehrich.

28 vjeçarja thuhet se është ndarë me aktorin, pas gjashtë muaj lidhje që kishin pasur, shkruan Daily Mail.

Një gjë e tillë thuhet se ka qenë për shkak të mesazheve ‘erotike’ që Max ia kishte dërguar Selena Gomez në vitin 2015.


Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Demi ka ndarë një video në të cilën nuk shihej unaza e saj e fejesës.

Në video ajo shihej duke mbajtur telefonin para pasqyrës, teksa fansat menjëherë e vërejtën detajin.

Pa marrë parasysh lajmeve për të, aktorja dhe njëherësh këngëtarja shihej e rrethuar me stilist dhe profesionalist të makijazhit.

Një burim për E! News ka treguar se Demi po ndihet e zhgënjyer, pasi e kishte dashuruar Max dhe dëshironte që lidhja e tyre të vazhdonte.

Ndërkaq, flitet se çifti ende nuk janë ndarë përfundimisht, por që janë në një drejtim të tillë. /Telegrafi/