Këngëtarja e njohur, Demi Lovato është duke ‘rënë gjithmonë e më shumë në dashuri’ me Max Ehrich.

27-vjeçarja gjatë muajit të kaluar kishte bërë të ditur se është fejuar me aktorin, ndërsa tani janë duke festuar pesë mujorin e lidhjes, shkruan Daily Mail.


Në një postim në rrjetin social Instagram, Demi ka publikuar një fotografi ku shihet duke shkëmbyer puthje me të dashurin e saj.

“Duke rënë në dashuri çdo ditë e më shumë me ty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe komenti i Max: “Shumë më shumë, çdo moment e dashur. Faleminderit për atë që je. Jam njeriu më me fat në botë”.

Çifti i njohur tashmë nuk po kursejnë postimet e tyre së bashku, ndërsa kanë treguar se mes tyre ekzistoi ‘dashuria në shikim të parë’. /Telegrafi/