Sulmuesi i Kosovës që luante te Grasshoppers, Shkëlqim Demhasaj, është kthyer te golat këtë javë.

Ai ka shënuar në fitoren e Grasshoppers ndaj Kriense me rezultat 2-1.


Demhasaj ishte protagonist me golin e shënuar që në minutën e shtatë të takimit me një goditje të bukur nga brenda zonës.

auto 148882682 3610625122319756 877615579272804272 o1612951898

Ky ishte goli i tetë në kampionat deri më tani, duke i dhënë një mesazh të qartë Bernard Challandesit që është një nga sulmuesit më në formë.

Në këtë ndeshje për GC luajti Emir Lenjani gjatë gjithë takimit, ndërsa te Kriense luajtën edhe Burim Kukeli, Liridon Berisha, Liridon Mulaj, Mirlind Kryeziu dhe Mark Marleku.

DalZJgQfa6t8xwORjc0H6I

GC është lider në Challange League të Zvicrës me gjasa të mira që të ngjitet në Superligë. /Telegrafi/

telegrafi sport app