Drejtori ekzekutiv i Organizatës ”Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë se shkëmbimi i territoreve është opsion i rrezikshëm, por Asociacioni me kompetenca ekzekutive e kalon edhe shkëmbimin për nga rrezikshmëria.
Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka informacione që Franca është për shkëmbimin e territoreve në mënyrë që Serbia ta njeh Kosovën.
“Por as ky opsion, pra edhe nëse shkëmbehen territoret nuk ka garanca që Serbia do ta njeh Kosovën si shtet. Pra, po hymë në një lojë të tillë të shkëmbimit që nuk e dimë nëse Serbia do ta njeh Kosovën”.
Drejtori ekzekutiv i organizatës ”Çohu”, ka thënë se Asociacioni me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe është shumë më i rrezikshëm se shkëmbimi i territoreve.
“Pa dyshim se asociacioni është më i rrezikshme, sepse ta krijon një kantonizim brenda Kosovës që mund të jetë një problem që pas 20 viteve duhet të ulemi përsëri e t’i japim zgjidhje çështjes. Pra [asociacioni] mund të hap probleme shumë më tepër se që ka sot Kosova”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Demhasaj ka thënë se është shumë e pakuptimtë që ende s’kemi ndonjë deklaratë zyrtare nga liderët tonë që thuhet se po kërkohet korrigjim e ne jemi për atë korrigjim.
“Nëse e dëgjoni deklaratën e Presidentit pas samitit, ai thotë “nuk ka për të ndodhur korrigjimi i kufijve”, madje shton se “është angazhimi im personal, që Luginën e Preshevës të ja bashkoj Kosovës”. Pra çfarë po flasim këtu, s’ka me pas korrigjim por Luginën do ta marrim ne”.
Analisti ka thënë se edhe liderët tjerë nuk janë të çartë çfarë po kërkojnë.
“E para në procesin dialogues duhet të futemi me një qëndrim unik. Cila është kërkesa e Kosovës në këtë proces dialogues. Si në Berlin ashtu edhe në Washington, Presidenti dhe Kryeministri flasin ndryshe nga njëri tjetri”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit