Ousmane Dembele nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe po e kërkon largimin nga Camp Nou.

Sulmuesi francez e sheh si të nevojshme largimin nga katalunasit në mënyrë që të provojë një sfidë që mund ta rikthejë atë në nivelin e lartë.


Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Dembele tashmë i ka bërë të ditur Barcelonës se në fund të këtij sezoni do të largohet.

dembele 4

Ai po kërkohet nga skuadrat si Manchester United, Tottenham dhe Neëcastle, por që nuk mund të përjashtohet rikthimi i tij në Bundesliga, aty ku e kërkon Bayern Munichu.

Juventusi dhe Interi mund po ashtu të tentojnë transferimin e tij, por që mësohet se dëshira e Dembeles është që të kalojë në Ligën Premier.

Kontrata e tij te Barcelona skadon në fund të këtij sezoni, andaj skuadra që do i marr shërbimet e tij nuk do të paguajë asnjë cent. /Telegrafi/

telegrafi sport app