LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni me Malin e Zi mund të rinegociohet (Video)

Demarkacioni me Malin e Zi mund të rinegociohet (Video)

Ndonëse shteti malazez zyrtarisht e sheh të mbyllur marrëveshjen e kufirit me Kosovën, pala kosovare ende sheh mundësi shqyrtimi e ndryshimi të kësaj çështjeje.

Ministri malazez, Srgjan Darmanoviq ka deklaruar ditë më parë se çdo gjë rreth kufirit tashmë ka përfunduar.

“Sa i përket arbitrazhit eventual ndërkombëtar, për arbitrazh duhet pajtimi i dy palëve, e unë u kam thënë se ne këtë punë e kemi kryer”, ka thënë Darmanoviq.


Por profesori i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka deklaroi për Tribuna Channel se ish – Komisioni për Shenjimin e Kufirit ka bërë punë jashtë kompetencave të tij.

Ai beson se arbitrazhi nuk do ta gjykonte negativisht rastin e Kosovës, për arsye se nuk e ka asnjë argument kundër saj.

E, avokati Adrian Gjoshi tha se nëse Kosova do të ratifikonte një përmbajtje tjetër të demarkacionit dhe Mali i Zi nuk do të pajtohej me përmbajtjen e ndryshuar, atëherë zyrtarisht dhe juridikisht do të ekzistonte problemi i territoreve Kosovë -Mal i Zi.

Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë dy qëndrime të ndryshme për këtë çështje

Përderisa kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se marrëveshja e demarkacionit nuk do të ratifikohet ashtu siç është nënshkruar në vitin 2015, ndryshe mendon ministri i Jashtem Behgjet Pacolli, i cili në mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme tha se për Malin e Zi, demarkacioni është punë e kryer dhe e panegociueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori