LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni – Behgjet Pacolli dhe Milan Radojiçiq, takime në rezidencën në Hajvali

Demarkacioni – Behgjet Pacolli dhe Milan Radojiçiq, takime në rezidencën në Hajvali

Demarkacioni me Malin e Zi po bëhet i pakalueshëm edhe pas pajtimit të AAK-së dhe Nismës që të votojnë pro marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë.

Mospajtimi i Vetëvendosjes, dhe kushtet e Listës Serbe, po bëjnë të pamundshme sigurimin e 80 votave në Kuvend për ratifikimin e kësaj marrëveshje, e cila është kusht për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Burimet e TV Dukagjinit, bëjnë të ditur se zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli është duke zhvilluar takim me Milan Radojiçiq, në rezidencën e tij në Hajvali.


Sipas këtyre burimeve, në takim po bisedohet lidhur me mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për ta votuar Demarkacionin.

Mësohet se më vonë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i janë bashkuar takimit të Milan Radojiçiq me Behgjet Pacollin në rezidencën e këtij të fundit në Hajvali.

Radojiçiq apostrofohet si njëriu i duhur për t’i bindur deputetët e Listës Serbe, që të ndryshojnë qëndrim lidhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Emri i Milan Radojiçiq është përmendur shumë me ngjarje në veri të Mitrovicës, e madje një gjë e tillë është bërë edhe me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic.

Ndërkaq, sot gjatë ditës, është raportuar se Lista Serbe po kërkon që të adaptohen kushtet e privatizimit të Trepçës dhe Brezovicës, në atë formë që t’u jepej mundësi kontrolli serbëve.

Serbët pretendojnë që të fusin nën kontroll të dy këta gjigantë të ekonomisë kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori