Demaliaj: Qeveria lejon rritjen e deveve dhe prodhimin e aeroplanëve, por ndalon rregullimin e rrugëve e kanalizimeve
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka komentuar vendimin e Qeverisë lidhur me veprimtaritë qe lejohen të punojnë gjatë pandemisë së coronavirusit.
Demaliaj ka thënë se Qeveria ka lejuar nxjerrjen e naftës, peshkimin në det të hapur, rritjen e deveve etj, por ka ndaluar ndërtimin e rrugëve, shkollave, kanalizimeve, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i deputetit: Në bazë të listës së veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara, qeveria e Kosovës ka vendosur si në vijim: Lejohet: 1. Nxjerrja e naftës 2. Peshkimi në det të hapur 3. Rritja e deveve 4. Prodhimi i armëve 5. Prodhimi i aeroplanëve dhe anijeve kozmike 6. Prodhimi i lokomotivave Ndërsa, ndalohet ndërtimi i rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave, punimi i tokava bujqesore,blegtoret dhe kullosat etj.






























