LAJMI I FUNDIT:

Delta plus është regjistruar për herë të parë në Kroaci

Delta plus është regjistruar për herë të parë në Kroaci

Deputetja e Capakut, Ivana Paviq Simetin, konfirmoi në emisionin Otvoreno të HRT-së se Kroacia ka regjistruar rastin e parë të variantit delta plus të coronavirusit.

“Sot është shënuar rasti i parë i delta plus në Çakovec. E kemi ditur se është te dera. Nga përvoja me delta dhe alfa do të shihet se sa i rrezikshëm është. Dihet se është më ngjitëse se delta”, tha ajo.

Opsioni i vetëm për të gjithë ne është vaksinimi, tha ajo, duke shtuar se Mexhimurja është një rajon relativisht mirë i vaksinuar, mbi 60 për qind, por ende nuk mjafton për të parandaluar përhapjen e virusit në mënyrën që po e shohim aktualisht, raporton index.hr.


Një nga variantet e fundit që tërhoqi vëmendjen e profesionistëve të shëndetësisë është një variant i quajtur AY.1, ose delta plus. Arsyeja e interesimit është fakti se Ministria e Shëndetësisë e Indisë e klasifikoi atë në muajin qershor si një “variant shqetësimi”. Kjo etiketë tregon se duket të jetë më ngjitëse, të lidhet më lehtë me qelizat e mushkërive dhe të jetë potencialisht rezistente ndaj terapisë me antitrupa monoklonale, që do të thotë se mund të thyejë imunitetin e fituar.

Delta plus ka një mutacion spiku (S) K417N në proteinën që delta nuk e ka. Ky mutacion u gjet më parë në disa nënvariante të alfa që dominonin para deltës dhe në variantin beta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza

Thirrje për paqe, mijëra njerëz mblidhen në kryeqytetet evropiane për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza

Botë
Pas atentatit, Trump rikthehet me një tubim në 'skenën e të shtënave'

Pas atentatit, Trump rikthehet me një tubim në 'skenën e të shtënave'

Amerika
Kalo në kategori