LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kurti ia ndaloi fjalimin ish-ushtarit të UÇK-së në përvjetorin e masakrës së Reçakut

Krasniqi: Kurti ia ndaloi fjalimin ish-ushtarit të UÇK-së në përvjetorin e masakrës së Reçakut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se të shtunën në përvjetorin e masakrës së Reçakut, iu ndalua fjalimi një ish-ushtari të UÇK-së, Adem Ramadani.

“Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë.


Kreu i PDK-së tha se gabim mund të quhej kur ky veprim ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë sipas tij, kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, tha ai.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se në përvjetorin e masakrës së Reçakut, zyra e kryeministrit ia ndaloi fjalimin një ish-ushtari të UÇK-së.
Ajo e cilësoi si fyerje për viktimat dhe familjet e tyre.

“Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, zyra e Albin Kurtit, ia ka ndaluar fjalimin ish ushtarit të UÇK-së. E kryeministri Kurti i thuri lavde figurës së Oliver Ivanoviçit, udhëheqësit të “Rojëve të Urës”, përgjegjës për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000. Banorët e lagjes së “Kovaçëve” në veri të Mitrovicës, nuk do ta harrojnë tmerrin e natës, ku u vranë 10 shqiptarë, u plagosën shumë të tjerë, u dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit. Nuk e di nëse ka fyerje më të madhe për viktimat dhe familjet e tyre sesa, lavdi që kryeministri i thur të njejtit duke e cilësu si “njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”?!,ka shkruar Deliu-Kodra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori