Në një bregdet në Bahama, është xhiruar momenti, kur delfini ka dalë nga uji me telefon në gojë të cilin ia jep pronares.

Teressa Cee ka qenë duke u argëtuar pranë ujit, kur pajisja me të cilën po filmonte i ka rënë në ujë.


Por, gjitari nuk ka humbur kohë dhe e ka marrë telefonin për t’ia kthyer asaj, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni delfinin e quajtur Cacique që del nga uji.

Këtë filmim e ka publikuar Cee, e cila është nxitëse e tifozëve e tifozëve të klubit Miami Heat. /Telegrafi/