Grupi i udhëheqësve evropianë ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve me Trump dhe Zelensky të planifikuara për më vonë të hënën.

I pari që mbërriti ishte Shefi i NATO-s Mark Rutte, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.


Aty u panë edhe kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron si dhe kancelari gjerman Friedrich Merz.

I pranishëm është edhe presidenti finlandez Alexander Stubb, i cili u fotografua duke dalë nga vetura pranë Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe takimi Trump-Zelensky pritet të ketë vëmendjen e shumë mediave botërore, për faktin se disa ditë më parë një takim tjetër ishte zhvilluar mes Trump dhe Putin në Alaskë.

Në anën tjetër Zelensky pret edhe kësaj radhe të ketë mbështetjen e plotë të presidentit amerikan i cili me të ardhur në pushtet në mandatin e tij të dytë, kishte premtuar se do të ndalë luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3oT3mwHGZmM ]