LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) i udhëhequr nga guvernatori Fehmi Mehmeti, ka përfunduar pjesëmarrjen në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore (BB), të cilat u zhvilluan në Washington.

Në ditën e fundit të qëndrimit, Mehmeti ka marrë pjesë në diskutimet e guvernatorëve dhe ministrave të Evropës Qendrore dhe Lindore lidhur me perspektivën ekonomike rajonale të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Gjithashtu, gjatë ditës së fundit, përfaqësuesit e BQK-së kanë marrë pjesë në mbledhjen plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së.


Gjatë qëndrimit në Washington dhe pjesëmarrjes në sesionet plenare, delegacioni nga BQK i kryesuar nga guvernatori Mehmeti, kanë takuar drejtues të lartë të FMN-së dhe të BB-së, nga të cilët kanë marrë mbështetje në realizimin e objektivave të BQK-së në mbështetje të zhvillimit të vendit.

Hamza në panelin e FMN-së prezanton menaxhimin e investimeve publike
Lexo po ashtu Hamza në panelin e FMN-së prezanton menaxhimin e investimeve publike

Përveç takimeve me ekipin e misionit të FMN-së për Kosovën, Mehmeti ka takuar edhe zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar, si dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.

Në këtë takim, Zhang konfirmoi përkrahjen e mëtejme për BQK-në dhe Kosovën.

Vjosa Osmani: Nder për mua ta përfaqësoj Kosovën, dhe të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar
Lexo po ashtu Vjosa Osmani: Nder për mua ta përfaqësoj Kosovën, dhe të zgjedhem në Bordin e Rrjetit Global Parlamentar

Delegacioni i BQK-së në takime të ndara, është takuar edhe me zëvendësdrejtorin e BB-së, Cyril Muller dhe me drejtoreshën e BB-së për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, ku u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe projektet që kanë të bëjnë me asistencën teknike të Bankës Botërore.

Gjatë takimeve vjetore, BQK ka marrë përkrahje nga Departamenti i FMN-së për Evropë lidhur me asistencën teknike të FMN-së për BQK-në për zbatimin e projekteve dhe rekomandimeve të mundshme që do dalin nga procesi i Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar.

Në kuadër të takimeve vjetore në Washington, delegacioni i BQK-së ka marrë pjesë në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në takimet e ndara të Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është edhe Kosova.

David Malpass zgjidhet në krye të Bankës Botërore
Lexo po ashtu David Malpass zgjidhet në krye të Bankës Botërore

Takimet vjetore të Bordit të Guvernatorëve të FMN-së dhe të grupit të BB-së, për çdo vit sjellin së bashku bankierët e bankave qendrore, ministrat e financave, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe akademikëve për të diskutuar çështjet e financave të fokusuara në ekonominë botërore, zhvillimin ndërkombëtar dhe ato të sistemit financiar botëror. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori