LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Abazoviqit për ryshfet miliona euro alarmon autoritetet në Mal të Zi – vihet në lëvizje Kryeprokurori Special

Deklarata e Abazoviqit për ryshfet miliona euro alarmon autoritetet në Mal të Zi – vihet në lëvizje Kryeprokurori Special

Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Milivoje Katniq, ka thënë se prokuroria do të hetojë nëse ka pasur një përpjekje për korrupsion politik në çështjen e udhëheqësit të Lëvizjes Qytetare URA dhe tanimë zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Më 3 dhjetor, Abazoviq ka thënë për Vijesti se informacioni i mëparshëm i medias se atij iu ofruan 21 milionë euro, si ryshfet, ishte e vërtetë, por ai nuk donte të thoshte se kush i kishte ofruar paratë, përcjell Telegrafi.

“Prokuroria speciale do të ndërmarrë veprime të caktuara në periudhën e ardhshme për të verifikuar këto akuza. Ne sigurisht do të vendosim në ditët në vijim nëse do t’i dërgojmë një ftesë Abazoviqit për të ndarë njohuritë e tij”, citohet të ketë thënë kryeprokurori special, Milivoje Katniq, për të përditshmen malazeze, “Dan”.


Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin
Lexo po ashtu Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Dhe sipas REL në gjuhën serbe, pasi Katniq tha se do të hetojë çështjen e tij, Abazoviç i tha atij të hënën, më 7 dhjetor, se ai ishte “i lirë të bënte punën e tij” pa specifikuar nëse ai do t’i tregonte prokurorit se kush ishte personi që pretendohet se i kishte ofruar atij ryshfet.

“Unë pres që Katniq dhe unë do të takojmë njëri-tjetrin këtë javë,…”, u ka thënë Abazoviq gazetarëve në Budva.

Ndryshe, pas pretendimeve të Abazoviqit se atij iu ofrua një ryshfet miliona dollarësh, të dy partitë në pushtet dhe opozita reaguan, duke kërkuar që ai të njoftojë se kush i ofroi paratë dhe që prokuroria të reagojë urgjentisht me atë rast.

Madje avokati Nikola Martinoviq ka deklaruar se Dritan Abazoviq, nëse zbuloi se dikush po i ofronte para për të bërë diçka të paligjshme, ai duhej t’i raportonte ato tek autoritetet kompetente, përndryshe ai rrezikon përgjegjësi penale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori