LAJMI I FUNDIT:

Deklarata dhe postimi Vojvodës pas ndeshjes me Rumaninë bën jehonë edhe në mediat italiane

Deklarata dhe postimi Vojvodës pas ndeshjes me Rumaninë bën jehonë edhe në mediat italiane

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili luan në Serie A me Torinon ka bërë mediat italiane të shkruajnë për të pas deklaratave dhe reagimeve të mbrëmshme pas humbjes së Kosovës nga Rumania.

Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Megjithatë, kjo ndeshje pati shumë tensione, u ndërpre për gati një orë shkaku i pankartës “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve raciste dhe nacionaliste nga tifozët rumun.


Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën
Lexo po ashtu Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

Kjo pankartë dhe këto thirrje raciste bën të gjithë në kampin e Dardanëve të reagojnë dhe njëri nga më të zëshmit padyshim se ishte drenicasi Vojvoda.

Mbrojtësi i Torinos pas ndeshjes deklaroi se “këto gjëra janë të papranueshme në 2023. Kanë ofenduar vendin tonë”.

Ai gjithashtu shtoi se ekipi nuk duhej të kthehej në fushë pas gati një ore në zhveshtore, pasi Rumania u tregua mos-respektuese ndaj Kosovës.

Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023
Lexo po ashtu Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023

Përveç kësaj, Vojvoda më vonë shfrytëzoi profilin e tij privat në Instagram për të bërë edhe një reagim tjetër.

“Turp për Rumaninë dhe mënyrën se si mendon. FIFA bëni punën tuaj dhe lëreni respektin të dominojë lojën. Krenaria jonë me e madhe është se jemi shqiptar”, shkroi mbrojtësi në postimin e tij.

"Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar" - Mërgim Vojvoda vjen me një deklaratë tjetër në rrjetet sociale
Lexo po ashtu "Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar" - Mërgim Vojvoda vjen me një deklaratë tjetër në rrjetet sociale

Këto deklarata dhe ky postim u bën shkas që mediat italiane të shkruajnë të gjithë për mbrojtësin e Torinos.

“Mërgim Vojvoda i tërbuar pas Rumani-Kosovës”, ishte shkrimi i La Gazzetta dello Sport, ndërsa lajme shkruan edhe “calcionews24.com dhe “toronews.net”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori