LAJMI I FUNDIT:

Dehen elefantët në Indi

Dehen elefantët në Indi

Një tufë elefantësh në Indi u dehën pasi kishin pirë aq shumë alkool të prodhuar nga vendasit. Elefantët kolapsuan dhe iu desh të flinin natën pas asaj gjendjeje.

Gjithçka thuhet të ketë ndodhur kur grupi prej 24 elefantësh po kalonin nëpër xhungël në shtetin Odisha, kur hasën në enë të madhe alkooli, apo pija ‘muhua’, që është një pije tradicionale e bërë nga lulja e pemës “madhuca longifolia”, transmeton Telegrafi.

Vendasit nga fshati Salipada i kishin lënë kavanozët e alkoolit të fermentoheshin në xhungël – por i gjetën ato kavanoza të thyera, dhe një tufë elefantësh të rrëzuar në tokë në një gjendje të dehur.


Tufa, e cila përfshinte nëntë elefantë të vegjël, kishin pirë alkoolin dhe ishin dehur aq shumë sa vendasit nuk ishin në gjendje t’i zgjonin nga gjumi i thellë.

Elefantët u zgjuan vetëm nga gjumi i dehur kur zyrtarët lokalë të kafshëve të egra u shfaqën dhe filluan të binin daulleve.

Tufa, me shumë gjasa me dhimbje koke, për shkak të alkoolit, arriti të ngrihej në këmbë dhe të ecte ngadalë në thellësi të pyllit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Fun
Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Fun
Delja e vetme në botë që pikturon është rrëmbyer nga studioja e saj – pronarja një shpërblim prej 60,000 euro për ta kthyer atë

Delja e vetme në botë që pikturon është rrëmbyer nga studioja e saj – pronarja një shpërblim prej 60,000 euro për ta kthyer atë

Interesante
Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Interesante
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Kalo në kategori