LAJMI I FUNDIT:

Dëgjim i të dyshuarve në rastin “TNT”

Dëgjim i të dyshuarve në rastin “TNT”

Për sot në Gjykatën themelore Shkupi 1, është caktuar dëgjim për katër të dyshuarit në rastin “TNT”, që ka të bëjë me rrënimin e objektit banesor-afarist “Cosmos”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dyshuarit ishin në dëgjim edhe më 17 maj, por dëgjimi u anulua me kërkesë të mbrojtjes, me qëllim të përfundimit të vrojtimit të lëndës dhe dëshmive.

Sipas Prokurorisë Speciale Publike në rastin „TNT“, porositësit e rrënimit të objektit „Cosmos“ të Fijat Canoski, janë ish kryeministri, Nikola Gruevski dhe ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski.


Motivi për rrënimin e objektit ka qenë „hakmarrës“, respektivisht arsye ka qenë largimi i Canoski, liderit të PAE, nga koalicioni qeverisës dhe kalimi i tij në koalicion me LSDM opozitare.

E dyshuara e parë në këtë rast është inspektori i ndërtimit pranë komunës Gazi Babë, e cila e ka nisur procedurën e rrënimit. Ka bërë matje të lartësisë së objektit, e cila ka treguar se ndërtesa është më e lartë për 1,43 metra, por pa trotuar mbrojtës të ndërtesës.

Në këtë rast janë të dyshuar edhe tre anëtarë të Komisionit për zbatimin e prokurimeve publike, ndërsa PSP deri te Gjykata penale ka propozuar masa për sigurim për të gjithë të dyshuarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori