Nga: Natasha Sheldon
Në imazhin e një oborri mbretëror të Mesjetës, veç padronit spikaste dhe gaztori që, i veshur me rroba shumëngjyrëshe, do të argëtonte mysafirët e lordëve përmes talljeve apo imitimeve. Gjithsesi, roli i gaztorit është më i vjetër se periudha mesjetare. Faraonët egjiptianë, argëtoheshin me gjestet e gaztorëve, po aq sa homologët e tyre të mëvonshëm në Evropë. Edhe romakët e kishin qejf një gaztor, sidomos në festat e mëdha.
Nëse tradita e gaztorit ishte e lashtë, ajo është gjithashtu shumë më e ndryshme sesa mund ta imagjinonim ne. Roli i gaztorit ishte shumë më tepër sesa të bërit shaka, apo duke argëtuar aristokracinë. Sepse, ndonëse shumë gaztorë kishin aftësi të kufizuara mendore ose fizike, të tjerët ishin shumë të trajnuar, individë të kualifikuar që vepronin si argëtues të njohur në karnavale dhe panaire.
Pastaj ishin gaztorët e mençur, me një rol më të gjerë – atë të këshilltarit dhe ngushëlluesit, këshillat e të cilëve do t’i dëgjonin edhe mbretërit. Këta gaztorë vepronin shpesh si ndërmjetës politik dhe madje shkonin edhe në betejë. Duke nisur nga shekujt XI-XII-të, gaztorët e Mesjetës ranë në kategorinë e përgjithshme të fyelltarëve ose “shërbëtorëve të vegjël”.
Termi mbulonte një gamë të tërë argëtuesish, përfshirë akrobatet, muzikantët dhe këngëtarët. Megjithatë, “shërbëtori i vogël” ishte një term i përshtatshëm për gaztorët e familjes. Ata pritej të kryenin një rol shumë më të gjerë në familje, sesa vetëm të kënaqnin njerëzit.
Fisnikët nuk zbaviteshin çdo natë dhe me siguri nuk dëshironin të dëgjonin përherë të njëjtin artist që do të thoshte të njëjtat shaka. Pra, kur nuk aktronin, gaztorëve do t’u gjenin punë të tjera në shërbim të familje.
Ata mund ishin përgjegjës për kujdesin ndaj qenve të padronit të tyre, ose të punonin në kuzhinë. Gjithashtu mund të dërgoheshin në treg për të blerë mallra për familjen. Shumë familje fisnike adoptonin shpesh si gaztorë të tyre burra dhe gra të prekura nga paaftësitë mendore ose fizike. Këta “budallenj të pafajshëm” mbaheshin thuajse si kafshë shtëpiake, nën maskën e të ashtuquajturit bamirësia e krishterë. Zotërinjtë e tyre u siguronin ushqim, veshmbathje dhe një vend për të fjetur, në këmbim të të ngjallurit kuriozitet tek oborri. Megjithatë, nëse padroni vendoste që ato të mos ishin më një pasuri për familjen, do të dëboheshin. Ata më me fat, mund të marrin një pension të vogël. Megjithatë, shumica u detyruan të lypin.
Megjithatë, disa gaztorë kryenin detyra shumë më të errëta. Thomas Skelton ishte gaztori i fundit profesionist në Kështjellën Muncaster në Kumbria. Skelton ishte në shërbim të familjes Penington, që kishte në pronësi kështjellën prej 800 vjetësh dhe besohej se ishte modeli i gaztorit mbretëror në tragjedinë “Mbreti Lir” i Shekspirit.
Megjithatë, legjenda thotë se Skelton ishte gjithashtu një vrasës. Heloiza, vajza e pamartuar e Sir Alan Peningtonit, zuri dashnor Dikun, djalin e marangozit, dhe një nga shërbëtorët në kështjellë. Kur një nga kërkuesit e tjerë të dorës së Heloizës, një kalorës i zonës, e zbuloi këtë lidhje, ai i kërkoi Skeltonit të hakmerrej.
Kalorësi i kërkoi Skeltonit t’i priste kokën Dikut teksa flinte gjumë, dhe gaztori ishte i lumtur ta bënte këtë, pasi besonte se i riu kishte vjedhur para. Pas aktit makabër, ai u mburr për krimin e tij. “E kam fshehur kokën e Dikut nën një grumbull drush” – u tha ai shërbëtorëve të tjerë. “Dhe ai nuk do ta gjejë aq lehtë kur të zgjohet, ashtu siç bëri me shilingat e mia!”.
Megjithatë, nëse një gaztor kishte fatin të punësohej nga një familje mbretërore, ata mund të zbulonin se detyrat e tyre të tjera, ishin shumë më të rëndësishme. Gaztorët e mbretërve, ishin të vetmit në oborr, që mund të tallnin hapur monarkun dhe të mos u ikte koka.
Will Somers, gaztori i mbretit anglez, Henry i VIII-të, është një nga shembujt. Në vitin 1535 ai do të guxonte të tallej me gruan e atëhershme të mbretit, Anne Boleyn, duke e quajtur atë një “ribald”, pra një grua të pamoralshme, dhe vajzën e mbretit, Elizabeth, një kopile.
Henry u tërbua aq shumë nga inati, saqë kërcënoi ta vriste Willin me duart e veta. Megjithatë, shumë shpejt Henry e fali. Gaztorët si Somersi kishin një ‘licencë’ të tillë, për shkak se e bënin veten të dobishëm në mënyra të tjera. Shpesh ata ishin çdo gjë përveçse “gaztorë”. Përkundrazi, ata ishin njerëz të zgjuar, që vepronin si këshilltarë jozyrtarë. Somers ra në sy për integritetin dhe fshehtësinë e tij. Ai do ta përdorte zgjuarësinë për të tërhequr vëmendjen e Henryt ndaj çështjeve që përndryshe mbretit do t’i kishin shpëtuar.
Thomas Cromwell, kryeministri i Henryt, thuhet se e ka përdorur gaztorin për të ndikuar tek mbreti për çështje të ndryshme. Po kështu, Yu Sze, gaztori i oborrit të perandorit kinez Qin Shi Huang, e bindi të zotin e tij të hiqte dorë nga ideja e çmendur mbylljes së gjithë murit të madh të Kinës, duke shpëtuar kësisoj mijëra jetë njerëzish.
Ndërkohë, disa gaztorë ishin të dobishëm, duke i ndihmuar mbretërit e tyre të ndreqnin të metat e tyre. George Buchanan, ishte gaztori i mbretit skocez James VI. Ai kishte zakonin e keq të nënshkrimit të dokumenteve zyrtare pa i lexuar ato, një ves që i shkaktonte probleme të mëdha qeverisë skoceze. Prandaj, James vendosi t’i jepte një leksion. Një ditë, ai mori një dokument të Jamesit dhe e firmosi pa e lexuar, vetëm për të zbuluar 15 ditë më vonë se me atë akt mbreti kishte abdikuar nga sundimi i Skocisë. Pra, e bëri mbretin e tij budalla në vend të vetes së vet. Gaztori besnik i vuri privatisht në dukje gabimin dhe, që nga ajo kohë, James i lexoi gjithmonë dokumentet, para se t’i firmoste ato.
Por, roli më i jashtëzakonshëm i gaztorëve ishte përdorimi i tyre në luftë. Këta gaztorë trima do të talleshin me armikun, për të ngritur moralin e ushtrisë së tyre, ose për ta provokuar armikun të ndërmerrte një sulm të parakohshëm. Sepse gaztorët kishin një rol psikologjik në luftë. Një natë para betejës, ata jepnin më të mirën e tyre si artistë, duke shokuar mendjet e ushtarëve me këngë dhe histori.
Megjithatë, ata nuk ishin vetëm gaztorët e betejës. Në shumë raste, udhëheqësit e ushtrive do t’i përdorin gaztorët e tyre, për t’i përcjellë mesazhe palës kundërshtare. Gaztorët janë përdorur për të transmetuar kushtet e dorëzimit, ose për të bërë me dije kushtet për lirimin e pengjeve. Ky rol ishte i rrezikshëm. Megjithëse tradicionalisht, lajmësi ishte i shenjtë dhe nuk duhej të prekej, nuk ishte e pazakontë që udhëheqësit e luftës, të “vrisnin lajmësin” në nerva e sipër. /Burimi: HistoryCollection/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme