DEFENDER Kosova nga Mektrin Motors, një organizim ekskluziv i krijuar për entuziastët e DEFENDER, ofroi një përvojë të pakrahasueshme duke ndërthurur luksin me bukurinë e natyrës. Duke u përkujdesur që çdo detaj të jetë i planifikuar me vëmendje të veçantë, fundjava e dedikuar për entuziastët e DEFENDER u shpalos më 23 dhe 24 shkurt.
Përvoja e vozitjes me DEFENDER
Rrugëtimi filloi në showroom-in e Mektrin Motors Albania dhe vijoi në showroom të Mektrin Motors Kosova duke bërë bashkë klientët e të dy vendeve. Më pas pjesëmarrësit kishin mundësinë të shijojnë aventurën e vozitjes duke shijuar bukurinë natyrore mahnitëse të Rrafshit të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe të Grykës së Rugovës.
Gryka e Rugovës është një ndër kanionet më të gjata dhe më të thella në Evropë, me gjatësi 25 km dhe thellësi 1000m. Këtë vend e bën akoma më të bukur lumi Lumbardhi i cili kalon përmes grykës.
Stili luksoz i jetës me DEFENDER
Përtej emocioneve të aventurave në rrugë, të ftuarit shijuan momente luksoze dhe relaksuese në një ndër hotelet më luksoze në Rugovë. Nga darka luksoze me ushqime tradicionale të zonës deri te degustimi i verërave vendore nga somelieri me famë botërore, Fidaim Rushiti, çdo aspekt i fundjavës mishëronte stilin e jetës që ofron DEFENDER: sofistikim, aventurë dhe adrenalinë.
Muzika live bëri jehonë gjatë darkës, duke pasuruar atmosferën me melodi të bukura të muzikës së mirëfilltë shqiptare nga Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër.
Komuniteti DEFENDER kujdeset
Me kujdes të veçantë në mbrojtjen e mjedisit, ekspedita përfshinte një vizitë në shpellën e Bukuroshes së Fjetur, ku ekspertët ndanë njohuri mbi historinë e saj dhe rëndësinë e ruajtjes së mrekullive të tilla natyrore.
Një udhëtim që mbahet në mend
Teksa fundjava po mbyllej, të gjithë të ftuarit u mblodhën për një grill në ambientet e jashtme dhe ngritën dolli për momentet e kaluara së bashku në bukurinë e natyrës. DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors u mbush me jehonë të fortë nga udhëtimi emocionues nga Prishtina në Grykën e Rugovës, duke lënë mbresa të thella te çdo pjesëmarrës.
Mektrin Motors i përkushtohet gjithmonë cilësisë
Mektrin Motors shkon përtej kufijve të zakonshëm të shërbimit ndaj klientit, duke demonstruar një përkushtim të palëkundur për të ofruar shërbime luksoze dhe gjithëpërfshirëse që shtrihen përtej showroom-it. Angazhimi ynë për ofrimin e cilësisë demonstrohet më së miri gjatë ngjarjeve si DEFENDER Kosova nga Mektrin Motors 2024, ku çdo detaj është planifikuar me përpikëri për të siguruar që pjesëmarrësit të shijojnë jo thjesht një udhëtim, por një përvojë që lidh aventurën me luksin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Imazhe të reja të Mercedes GLC tërësisht elektrik - kur do të debutojë?

Kjo G Class ka çmimin e një Dacie të re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës