Një tjetër bashkëpunim interesant do të publikohet gjatë këtyre ditëve.

Bëhet fjalë për një këngë të re të paralajmëruar nga Ya Nina në bashkëpunim me reperin Don Phenom.


Artistja e njohur e skenës shqiptare ka njoftuar fansat se dueti i tyre do të lansohet më 21 korrik.

Ky projekt mban titullin “Me Def” dhe besohet të jetë një kombinim i veçantë mes tyre.

“Me Def në bashkëpunim me Don Phenom. 21.07.2023”, thuhet në përshkrim.

Të njëjtit shquhen për stilin unik dhe për paraqitjet që bëjnë nëpër projektet e tyre.

Yanina ndërkaq po vazhdon të jetë një nga emrat e preferuar të publikut. /Telegrafi/