Deda: Ndryshimi më 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se LDK e VV duhet të gjejnë zgjidhje që pozita e kandidatit për kryeministër mos të jetë shkak i mundësisë së humbur për ndryshimin e madh.
Deda në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini.
Sipas tij nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella, që siç tha ai do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim.
Ndër të tjera Deda ka shkruar se PDK mund të befasojë prap tash me 30 gusht kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore.
Postimi i plotë:“KOSOVA NDRYSHOI” VS. “KRYEMINISTRI I TAKON VETËM PARTISË TIME” Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një beteje brenda korpusit të votuesve opozitar se kush është më i/e miri/ja, Vjosa apo Albini. Kjo shtyerje e ndërsjellë e opozitës do të ishte normale nëse zgjedhjet e 6 tetorit do të ishin garë vetëm ndërmjet LDK-së dhe VV-së. Por, pasi që në zgjedhje nuk do të marrin pjesë vetëm dy parti - LDK e VV, atëherë lind pyetja: a është më i rëndësishëm ndryshimi thelbësor (opozita e bashkuar në një listë parazgjedhore) apo humbja e mundësisë për këtë ndryshim (dalja e opozitës ndaras në zgjedhje) për shkak të emrit të kandidatit për kryeministër në zgjedhje?





















































