Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridi në fillimin e pjesës së dytë, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Pas një pjesë të parë pa gola, ku nuk munguan rastet, pjesa e dytë nisi me gol. 


Në minutën e 58-të, arsenali fitoi një goditje dënimi, nga ku Declan Rice shënoi një gol të bukur. 

Ai gjuajti me një trajektore të bukur, duke e quar topin afër murit për ta gjetur rrjetën për 1-0. 

Arsenali nuk po ndalet dhe po kërkon golin e dytë, ndërsa Real Madridi po tenton të barazojë shifrat. /Telegrafi/  

telegrafi sport app