Declan Rice është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Angli.

Mesfushori anglez ka disa vite që shkëlqen me fanellën e West Ham United, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.


Frank Lampard e ka prioritet transferimin e tij te Chelsea, por deri më tani dy klubet nuk kanë arritur marrëveshje.

GettyImages 1278405305 scaled 1

Për mesfushorin defensivë interesim të madh ka shprehur edhe Manchester United, por duket se Rice nuk preferon kalimin në Old Traford.

E përditshmja angleze Mirror ka raportuar se Rice ka refuzuar një ofertë të lartë nga Djajtë e Kuq.

21-vjeçari nuk mendon për tu transferuar te United, pasi nëse do të largohet nga West Ham do të largohej vetëm për Chelsean.

rice chelsea

Rice është i lidhur me Chelsean pasi ka dalë nga akademia e klubit bardhekaltër ndërsa aty luajnë edhe miqtë e tij më të ngushtë si Mason Mount, Tammy Abraham e Fikyao Tomori.

Gjithnjë sipas medieve angleze, pasi Rice ka refuzuar kalimin te United, Chelsea pritet ta ngritë ofertën në 65 milionë euro për ta transferuar atë në Stamford Bridges. /Telegrafi/

telegrafi sport app