Kuvendi Komunal i Deçanit me një seancë solemne ka shënuar sot “Ditën e Çlirimit”, ku është kujtuar sakrifica e dëshmorëve të kombit, të rënë për liri e pavarësi të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke kujtuar të kaluarën e shenjtë të këtij vendi, tha se komuna që ai udhëheq ka dhënë shumë heronj për çlirimin e Kosovës.
“16 qershori i vitit 99 që është edhe Dita e çlirimit të Deçanit, domosdo do të na kthejë në të kaluarën si qytetar të këtij vendi dhe të komunës, na kthen kujtesën në mundin që është bërë për të ardhur deri te dita e çlirimit. Deçani gjithmonë do të jetë krenar sepse në çdo kohë dhe moment ka njerëz që i kanë prirë lëvizjeve kombëtare për çlirim, një objektiv i zorshëm tejet sfidues, mirëpo brenda për brenda mban nderin dhe lavdin, e cila i takon qytetarëve dhe komunës së Deçanit”, tha ai.
Duke folur për sakrificën e heronjve, Ramosaj theksoi se Deçani është prej vendeve me dhembje të mëdha.
“Vijmë nga një qytet me dhembje të madhe, masakrime, trauma të luftës e shtëpi të djegura. Vijmë nga një qytet i cili ka përjetuar dhunime e masakrime, mirëpo një qytet që ka motiv për t’u rilindur dhe kjo rilindje ka qenë tepër e vështirë. Kanë kaluar 21 vjet dhe përkushtimi ynë i përbashkët i njerëzve është që ky qytet të realizojë ëndrrën e tij. Ëndrra e këtij qyteti është në proces, ne jemi të obliguar që kjo ëndërr të bëhet realitet sa më shpejt, për hir të vlerësimit të kaluarës tonë dhe për gjeneratën e cila po vjen, e që e ka për obligim ta bëjë jetën më të mirë në këtë qytet”, deklaroi ai.
Gjatë ditës u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lule pranë përmendores së dëshmorëve, shtatores së Luan Haradinaj, Mentor A. Tolaj, Bekë Riza e Sali Çekaj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë