LAJMI I FUNDIT:

Deçani e Juniku bojkotojnë Komisionin për Demarkacion

Deçani e Juniku bojkotojnë Komisionin për Demarkacion

Kryetarët e dy komunave të Dukagjinit, Rasim Selmani i Deçanit dhe Agron Kuçi i Junikut kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit të ri për Demarkacion, që u konstituua të martën që shkoi nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë grup punues, që drejtohet nga shefi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, ka refuzuar të jetë edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, i cili ishte propozuar nga komuniteti për t’iu bashkuar këtij komisioni.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, i thirrur për të analizuar vijën kufitare të vendit me Malin e Zi, do të analizojë versionin aktual të demarkacionit duke mbledhur dhe analizuar dokumentacionet zyrtare në të cilat përfshihen të gjitha llojet, të dhënat kadastrale dhe hartat shkencore.


Por, mungesa e matjeve të kufirit në terren, ka bërë që disa anëtarë të këtij komisioni të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, të refuzojnë pjesëmarrjen.

Rasim Selmanaj i AAK’së, i thirrur në komision si kryetar i Deçanit, ka thënë se me këtë lloj të punës, komisioni i konstituuar javën që shkoi, ka për qëllim arsyetimin e gabimeve në demarkacion që janë bërë deri më tash.

“Arsyet pse nuk kam pranuar të jem në komision, janë të thjeshta, në po kërkojmë më matë territorin e Kosovës, me ba version të ri të demarkacionit që me u kthy kufiri aty ku ka qenë. Ndërsa, krijimi i këtij komisioni është veprim për më i arsyetu ato gabime që i kanë bërë deri me tash”, i tha Selmanaj të hënën Gazetës Express.

Ai tregoi se të njëjtin veprim e ka bërë edhe kryetari i Junikut, Agron Kuçi, që po ashtu vjen nga AAK-ja dhe përfaqësuesit e propozuar nga komuniteti i Dukagjinit.

Njëri prej atyre që refuzoi të jetë pjesë e këtij komisioni është edhe Ali Lajçi, ish-kryetar i Pejës. Edhe Lajçi, duke folur për Gazetën Express i dha arsyet e njëjta me kryetarin Selmanaj për refuzimin e këtij komisoni.

“Komisioni është politik dhe i orientuar me e konfirmuar këtë varantin që e kanë bë më herët të Demarkacioni. Si i tillë nuk është i pranueshëm, se në atëherë e legjitimojmë nëse shkojmë në komision”, tha Lajci.

Ndryshe, ky komision është konstituar nga Kryeministri Isa Mustafa, të martën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u bë e ditur se drejtues i këtij komisioni u emërua Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori