LAJMI I FUNDIT:

Debutim i jashtëzakonshëm për Arijanet Muricin në Ligën Premier – shpallet lojtar i ndeshjes

Debutim i jashtëzakonshëm për Arijanet Muricin në Ligën Premier – shpallet lojtar i ndeshjes

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka debutuar në Ligën Premier të shtunën,  ku skuadra e tij Burnley ka marr fitoren e parë pas dhjetë xhiros, duke mposhtur Brentfordin me rezultat 2-1.

Muriq bëri disa intervenime fantastike për ta shpëtuar Burnleyn në disa raste. Skuadra mori një gol, por portieri 25-vjeçar ishte pa gjasa që të priste goditjen.

Ishte ndeshja e parë e Aro Muriqit në Ligën Premier, ndërsa në sezonin e shkuar  ai ishte portier i parë i Burnleyt në Championship.


Me paraqitjen e sotme tregoi se Vicent Kompany duhet të llogarisë më shumë në të dhe me shumë gjasë do ta ketë sërish startues në ndeshjet e ardhshme.

https://twitter.com/kosovo_49/status/1769062719557103851

Muric është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3 nga SofaScore, pasi gjatë takimit kishte pesë pritje.

Ai dy herë grushtoi topin, ndërsa kishte 12 topa të gjatë të saktë nga 17.

Aro Muric është ftuar nga Franco Foda për miqësoret e marsit dhe pritet të jetë portieri i parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori