LAJMI I FUNDIT:

Dëbora krijon probleme në veriun e Shqipërisë

Dëbora krijon probleme në veriun e Shqipërisë

Veriu i Shqipërisë është pushtuar jo vetëm nga reshjet e shiut por sidomos gjatë fundjavës ka pasur dhe ulje të temperaturave dhe shtim të reshjeve të dëborës.

Zona e Thethit, Valbonës, Pukës apo edhe të tjera përreth kanë pasur vështirësi me qarkullimin për shkak të trashësisë së dëborës.

Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe disa rrugë janë bllokuar nga dëbora.


Reshjet e dëborës kanë shkaktuar situatë më problematike në qarkun e Shkodrës. Aksi Bogë-Theth është i bllokuar te zona e orteqeve. Trashësia e dëborës ka arritur nga 80 centimetër demi n 1 metër, raporton Euronews Albania.

Orteqet kanë rënë edhe në fillim të qafës së Thorës dhe ndërhyrja me mjete kontraktore është e vështirë nëse nuk pushojnë reshjet pasi rrezikohen punëtorët. Ndërkohë aksi Hani Hotit-Tamarë nuk ka probleme dhe qarkullimi kryhet normal.

Edhe aksi Tamarë-Vermosh është i hapur por për qarkullim duhet që mjetet të kenë goma dimërore dhe përdorimi i zinxhirëve në segmente të pjerrëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori