Debate, parashikime dhe analiza – Kosova dhe Shqipëria në fokus të gazetarëve të Telegrafit në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Në këtë podcast, gazetarët diskutojnë mungesën e Etrit Berishës në grumbullimin e fundit të Kombëtares së Shqipërisë, duke zbuluar detaje të reja dhe prapaskena të përplasjes mes tij dhe trajnerit Sylvinho.
Gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithashtu përballjen e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke propozuar formacione të ndryshme se si ‘Kuqezinjtë’ mund të rreshtohen në fushë.
Në vazhdim të podcastit, vijnë analizat dhe parashikimet konkrete të gazetarëve për ndeshjen Serbi - Shqipëri. Kush do të shënojë? Cilat janë pritshmëritë realiste?

Lojtarët e ftuar tek Kombëtarja e Kosovës kanë ngjallur debat në opinionin sportiv. Gazetarët e Telegrafit diskutojnë mungesat e emrave të njohur si Behar Neziri, Bersant Celina, Donat Rrudhani, Bledian Krasniqi e të tjerë.
Debat interesant u zhvillua po ashtu mes gazetarëve për rolin e Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Sllovenisë. A duhet të nisë titullar apo të përdoret si armë nga stoli?
Të gjitha këto dhe më shumë mund t’i zbuloni në episodin i cili transmetohet të mërkurën në ora 14:00 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

















































