LAJMI I FUNDIT:

Debate Center dhe Lëvizja FOL dënojnë ashpër veprimet e stafit të mbrojtjes së Presidentit Thaçi

Debate Center dhe Lëvizja FOL dënojnë ashpër veprimet e stafit të mbrojtjes së Presidentit Thaçi

Debate Center dhe Lëvizja FOL përmes një reagimi publik kanë dënuar ashpër veprimet e stafit të mbrojtjes së presidentit Hashim Thaçi.

Në reagim thuhet se, Debate Center dhe Lëvizja FOL kanë parë me shqetësim të madh veprimet e anëtarëve të mbrojtjes së afërt të presidentit Thaçi kundrejt një qytetari i cili, përmes fjalës së lirë, kishte shprehur pakënaqësitë e tija ndaj udhëheqësve dhe mënyrës së udhëheqjes së shtetit.

“Qytetarët e Kosovës, përmes miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në vitin 2008 nga ana e përfaqësuesve të tyre, vendosën për rregullat dhe parimet themelore të funksionimit demokratik shoqëror dhe promovimit të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Neni 40 i Kushtetutës përcakton qartë se liria e shprehjes është e garantuar dhe ajo “përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush”. Liria e fjalës dhe e shprehjes së lirë është themeli i demokracisë dhe është një ndër parakushtet më të rëndësishme të zhvillimit dhe emancipimit shoqëror. Liria e shprehjes nuk kufizohet vetëm me lirinë e shtypit dhe lirinë e gazetarëve, por e njëjta liri përbën një të drejtë të patjetërsueshme të individëve në shoqëritë demokratike për të shprehur mendimet e tyre”, thuhet në reagim.


Më tej në komunikatë thuhet se “reagimi i stafit të sigurisë së presidentit ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të përcaktuara në nenin 23 të Kushtetutës [Dinjiteti i Njeriut] dhe Nenin 26 [E Drejta e Integritetit Personal] duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm të shtypjes së mendimit dhe shprehjes së lirë”.

“Deklaratat publike të Presidentit Thaçi, përmes së cilave arsyetohen veprimet e sigurimit të tij, shpërfaqin mosrespektim të të drejtave themelore të njeriut dhe mbështesin dhunën fizike ndaj qytetarëve.Ne si organizata të shoqërisë civile promovojmë dhe punojmë çdo ditë që mendimi ndryshe, mendimi kritik dhe liria e fjalës dhe shprehjes të mos shihen si kërcënim për shoqërinë, por të kultivohen si normë shoqërorë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”.

Tutje në komunikatë thuhet se një shoqëri nuk mund të konsiderohet demokratike vetëm duke zbatuar të drejtën e votës, por duke kultivuar, promovuar dhe mbështetur të drejtën e qytetarëve për t’i mbajtur përgjegjës dhe vazhdimisht nën monitorim të zgjedhurit politikë.

“Perceptimi dhe përballja me mendime të shprehura, edhe në ato rastet kur ato mendime mund të shfaqen si ekstreme, kërkon një reagim adekuat dhe sipas normave demokratike. Mënyra më e sigurt e reagimit të mekanizmave të sigurisë publike është që të gabojnë në lejimin e fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, duke kufizuar këtë liri vetëm atëherë kur lejohet nga norma demokratike dhe kur i njëjti kufizim i sqarohet qytetarëve”.

“Në një demokraci të brishtë si kjo në Kosovë, cenimi i lirisë së shprehjes dhe veprimet e tilla ndaj një qytetari, apo edhe aktivisti politik, është njëkohësisht cenim i lirisë së shprehjes për të gjithë shoqërinë. Prandaj, është e rëndësishme që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet nga institucionet përkatëse. Veprimet e tilla duhet të hetohen nga bartësit përkatës të institucioneve shtetërore dhe të njëjtat veprime duhet të dënohen nga komuniteti i gazetarëve. Mbi të gjitha, reagimet tona si qytetarë duhet të jenë të vazhdueshme dhe të pa kompromis për t’i kërkuar dhe mbrojtur të drejtat tona, pa marrë parasysh se kush tenton t’i cenojë ato”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori