Mattia De Sciglio ishte shumë pranë Juventusit, por Milani zgjodhi për të mbajtur atë dhe nuk kemi biseduar për një rinovim të kontratës ka thënë agjenti i tij.

Ka pasur raporte të forta se mbrojtësi i gjithanshëm italian ishte afër të transferohej nga Milano në Torino gjatë verës.


“Është e vërtetë, Mattia ishte shumë afër Juventusit, të gjithë e dinë këtë tani”, ka thënë Donato Orgnoni për Tuttosport, transmeton Telegrafi.

“Milan bëri zgjedhjen për të mbajtur atë dhe ne do të shohim se si pronarët e rinj do të sillen”.

“Kontrata e tij skadon edhe një vit e gjysmë, por nuk kemi biseduar për një rinovim me Milanin ende. Në këtë moment, ata kanë prioritete të tjera”, ka përfunduar agjenti i mbrojtësit. /Telegrafi/