LAJMI I FUNDIT:

De Jong del kundër kompanisë Nike në lidhje me emrin në fanellë

De Jong del kundër kompanisë Nike në lidhje me emrin në fanellë

Në muajin shkurt, Frenkie De Jong tregoi se si Nike dëshironte që ai të kishte emrin e tij në pjesën e prapme të fanellës së tij te Barcelona për arsye marketingu, por ka refuzuar të ndodh diçka e tillë.

De Jong ka bërë të qartë se nuk pritet ta dëgjoj gjigantin e veshmbathjeve pasi në fanellë do të vazhdojë ta mbaj mbiemrin e tij dhe jo emrin.

“Ka një ide për të luajtur me ‘Frenkie’ në pjesën e prapme të fanellës. Nike preferon këta nga pikëpamja e shitjes, por nuk jam i sigurt nëse dëshiroj”, ka thënë 22-vjeçari për Het Kontakt.


Kompania Nike i kërkon transferimit të Barcelonës, që në fanellë ta vë emrin Frenkie
Lexo po ashtu Kompania Nike i kërkon transferimit të Barcelonës, që në fanellë ta vë emrin Frenkie

Mesfushori holandez është një “atlet i Nike-s” dhe sipas ESPN, gjiganti amerikan i sporteve do të mbulojë një “shumë të madhe” gjatë kohës së tij në Camp Nou.

De Jong dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: FC Barcelona)

Megjithatë, holandezi ka zgjedhur të shkojë kundër kërkesave të sponsorit të tij, duke zbuluar në Instagram se ai do të luajë me emrin De Jong në fanellë.

Ai gjithashtu dëshiron të mbajë përsëri numrin 21, edhe pse tani është i zënë nga mesfushori i ri i Blaugranëve, Carles Alena.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime

“Në korrik, unë nënshkruaj kontratën time zyrtare me Barcelonën dhe gjithashtu duke iu paraqitur tifozëve dhe shtypit”.

“Të luaj me numrin 21 do të ishte mirë, sepse ky është numri im. Zgjedhja për sezonin e ri ende nuk dihet, prandaj do të duhet të pres dhe të shoh”, përfundoi De Jong. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori