Manchester City janë afër që të arrijnë marrëveshje me Kevin De Bruynen për kontratën e re edhe pse ai kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germain.

PSG ishte afër që të nënshkruante me lojtarin në vitin 2015, por francezët dështuan në atë kohë, ndërsa edhe tani nuk e kanë humbur interesimin për lojtarin.


Madje klubi nga Ligue 1 në atë kohë kishte marrëveshje personale me De Bruynen para se ky të largohej nga Wolfsburg.

Por ardhja e Angel Di Marias nga Manchester United e stopoi marrëveshjen.

De Bruyne ka thënë se tani është 10 për qind i përkushtuar te City dhe është i lumtur që punën me Pep Guardiolan.

Një burim brenda klubit, i ka thënë goal.com se marrëveshja e re mes palëve është shumë afër.

Agjenti i De Bruynes, Patrick De Koster, kishte thënë javën e ardhshme se do të takohet me krerët e klubit anglez për të diskutuar për një kontrata të ngjashme me Neymarin dhe Kylian Mbappe që marrin te Parisi.

Sipas goal, lojtari do të përfitojë 250 mijë funte në javë. /Telegrafi/

telegrafi sport app