Shpeshherë raportohet në media se cilët lojtarë e kanë pagën më të madhe në ligat të ndryshme, por edhe në nivel botëror, por rrallëherë mund të dëgjohet për atë që i ka të ardhurat më të vogla.Spotrac ka arritur të gjejë lojtarin që e ka pagën më të ulët në Ligën Premier, e që padyshim se është një befasi, kur krahasohet me vendet e fundit, duke mos krahasuar me liderët.

Kevin de Bruyne aktualisht cilësohet si lojtari më i paguar në Ligën Premier nga ky ueb sajt, pasi belgu te Manchester City fiton mbi 450 mijë euro (400,000 pound).


1 8

Pas tij vijnë emra si Erling Haaland, David de Gea, Mohamed Salah e Jadon Sancho.

Por, sa i përket lojtarit me pagën më të ulët në elitën e futbollit anglez, është anëtari i Bournemouthit, që luan në huazim te Stoke City - Gavin Kilkenny që paguhet 870 euro në javë (769 pound).

Para tij janë emra si Rayhann Tulloch, Bali Mumba dhe Jeremy Nakia, por që paga e tyre kalon mbi një mijë euro. /Telegrafi/

2

telegrafi sport app