Reperi fitues i Çmimit “Mercury”, Dave po rikthehet me projektin e tij të dytë, i cili është rrëfyes, zemërues dhe më reflektues sesa albumi i tij debutues i vitit 2019, “Psychodrama”.
Ai ka sjell në treg albumin e tij të dytë në karrierë, që mban titullin “We’re All Alone In This Together”, shkruan The Focus.
Albumi i ri i reperit me dymbëdhjetë këngë ka brenda tij bashkëpunime me emra të njohur si: James Blake dhe WizKid, Stormzy, Ghetts, Giggs dhe Fredo – dhe yje në rritje si Meekz Manny.
Ashtu si në albumin e tij debutues, “We’re All Alone In This Together” trajton disa nga problemet dhe betejat që Dave ka hasur në jetën reale. Edhe më shumë sesa albumi i parë, projekti i tij i dytë hyn në jetën romantike të Dave-it.
Ekziston një numër këngësh në “We’re All Alone In This Together” të cilat prekin marrëdhëniet e mëparshme të Dave-it. Vlen të përmendet, kënga e nëntë, “Both Sides of A Smile”, e cila tregon se si Dave dhe ShaSimone të dashuruar diskutojnë për pabesinë e tij.
Por fansat janë të bindur që disa nga vargjet po i dedikohen ish-të dashurës së tij shqiptare me emrin Besmira.
Në këngën me titull “Survivor’s Guilt” – kënga e fundit në album, reperi Dave flet hapur në lidhje me ish -të dashurën e tij, të cilën e përmend gjithashtu edhe në këngën e gjashtë të albumit, “How I Met My Ex”.
Në këtë këngë, Dave zbulon se ish e dashura e tij ishte e bardhë dhe nga Shqipëria. Ai citon në një moment: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri/nuk jemi bashkë, sepse familja e saj do të na kthente mbrapsht”.
Në vitin 2020, fansat e reperit Dave u bindën se ish-e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Kjo erdhi pasi Dave publikoi në InstaStory disa imazhe duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie. Dave kurrë nuk konfirmoi nëse ai ishte në lidhje me Besmirën, megjithëse kënga me titull “Survivor’s Guilt s” duket se konfirmon ato që fliten në internet.
Por, kush është në të vërtetë “Besmira”?
Deri më tani, identiteti i Besmirës mbetet mjaft i paqartë. Ne dimë detaje rreth marrëdhënies së pretenduar të saj dhe Dave-t falë projektit të tij më të fundit.
Dave said he fell in love with an Albanian but they’re not together. Twitter, we were right. This was his babes. pic.twitter.com/eWCcMCcgxU
— T R I N I T Y (@trinitylinhart) July 23, 2021
Pasi Dave shpërndau fotografi të asaj që pretendohet se është Besmira e vërtetë në Instagram vitin e kaluar, ai heshti më vonë. Kjo pasi mijëra sy kureshtarë i drejtoheshin marrëdhënies së tij të pretenduar.
Tani për tani, thjesht do të duhet të mbështetemi në atë që Dave na tregon përmes muzikës së tij për informacion në lidhje me jetën e tij të dashurisë, pasi ai vazhdon ta mbajë atë larg rrjeteve sociale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa