Studentja kanadeze dhe i dashuri saj britanik, janë dashamirët e artit që pirë verë, hëngën darkë dhe shëtitën vetëm nëpër muzeun e Luvrit, si pjesë e një takimi romantik të mbrëmjes.

Daniela Molinari dhe Adam Watson janë shërbyer me shampanjë, kur u ulën në tavolinë para portretit të Mona Lisës, për të vazhduar me ushqime detit para statujës Venus de Milo, transmeton Telegrafi.


Atyre iu lëshuan muzikë franceze, në apartamentin e Napoleonit të III-të, ndërsa më pas vazhduan të shohin disa prej 35 mijë pikturave që ndodhen të ekspozuara.

Dashamiret foto 2

Kur darka ka përfunduar, ata janë përcjellë në piramidën e vogël plastike të ndërtuar para 30 vitesh, që ishte përgatitur me shtrat, vetëm për ata.

Këtë eksperiencë të rrallë, Molinari që është student e arteve të bukura, e ka fituar, si pjesë e një gare. Nëpërmjet 800 fjalëve, ishte kërkuar nga garuesit, që të tregojnë se pse janë pikërisht ata, myfasirët më të mirë të Mona Lisës.

Dashamiret foto 3

Më se 182 mijë shkrime janë dërguar, ndërsa shkrimi i saj u konsiderua më kreativ dhe I freskët.

“Herën e parë që kam ardhur këtu, i kam pasur vetëm 12 vjet dhe nuk kam parë asgjë. Kjo eksperiencë ishte e mahnitshme, sepse ishin shumë afër me pikturat” ka thënë Molinari.

Dashamiret foto 4

Megjithëse ishte përkushtuar që ta shkruante dhe të garonte për të fituar këtë darkë, ajo nuk e kishte pritur aspak, andaj është një përjetim shumë i mirë. /Telegrafi/