Darkë e shpejtë dhe e shijshme vegane – krepa me spinaq!

Kënaquni me këto krepa të shëndetshme dhe të shijshme!
Kjo është një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë me të cilën do t’i kënaqni miqtë tuaj veganë, por edhe të gjithë ata që kujdesen për shëndetin! – transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 150 g miell qiqrash (si zëvendësin mund të përdorni cilindo miell bishtajash);- 60 g nisheste;- 60 g spinaq të freskët;- 260 ml ujë;- gjysmë luge të vogël kripë.Përgatitja:
Të gjithë përbërësit hidhni në blender dhe tundni. Me shtimin e ujit do të rregulloni dendësinë e tretjes.
Në një tigan të nxehur qitni gjysmë garuzhde tretje dhe piqni rreth 2 minuta, nga të dyja anët, mu sikur krepat.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































